Hoti u premton naftëtarëve plotësim të kërkesave, pezullohet protesta

Nga Exit News
Hoti u premton naftëtarëve plotësim të kërkesave, pezullohet protesta

Naftëtarët e Kosovës kanë pezulluar protestën e paralajmëruar për ditën e enjte, pasi kryeministri Hoti u premtoi se do t’i zgjidhë kërkesat e tyre.

Shoqata “SHQNGL”, e cila merret me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikantëve njoftoi të enjten se ka pezulluar përkohësisht protestën. Protesta ishte paralajmëruar për t’u mbajtur të enjten.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë u premtuan naftëtarëve se do të shikohet mundësia që të bëhet shfuqizimi i disa neneve të udhëzimeve administrative, që kjo shoqatë po i kundërshton.

Kryetari i Shoqatës, Fadil Berjani,  tha se janë kundër udhëzimeve administrative që bëhen pa prezencën e palëve të interesit.

Tahir Zogaj, kryetari i këshillit protestues së kësaj shoqate, tha se pas marrjes së premtimeve që nenet e udhëzimeve administrative përkohësisht do të anulohet protesta.

“Na premtoj që do të rishikohen, ne kërkuam të shfuqizohen deri në ripërtëritjen e neneve. Nuk jemi kundër pastrimit të rezervuarëve, jemi kundër mënyrës se si ka zgjedhur. Ai premtoj që do të ulet me ministrin edhe një herë. Morëm vendim që për momentin ta anulojmë protestën që kemi planifikuar ta mbajmë për sot”, tha ai për mediat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>