Humb jetën 53-vjeçari, dyshohet se spitalet nuk i dhanë ndihmën e parë

Nga Exit News
Humb jetën 53-vjeçari, dyshohet se spitalet nuk i dhanë ndihmën e parë

Një 53-vjeçar nga Ndroqi, Lutfi Çekiri, ka humbur jetën të shtunën, pasi dyshohet se spitalet në Tiranë nuk e kuruan.

FaxWeb ka transmetuar një ditë më parë deklaratën e 53-vjeçarit për neglizhencën që ka hasur në spitale, ndërsa të shtunën FaxWeb njoftoi se ai ka ndërruar jetë.

Prej të paktën tre ditëve, Çekiri tregoi se, bashkë me gruan e tij, kishte shkuar në disa spitale në Tiranë, atë të Traumës dhe në QSUT, por nuk kanë marrë as shërbim dhe as kurim. Ai dyshohet se vuante nga probleme kronike me stomakun e veshkat.

Të premten, 53-vjeçari deklaroi për FaxWeb se kishte kaluar natën në korridoret e spitaleve, por nuk kishte marrë shërbim:

“Mbrëmë ishim në urgjencë dhe na kanë sjellë këtu për stomakun. Këtej më thonë shko tek infektivi, tjetri thotë s’je për këtu. Kemi qenë mbrëmë në Urgjencë, nga këtu shkuam në Laprakë. Atje më dhanë qetësues e më thanë duhet të shkosh të vizitohesh për stomakun. Tani nuk na japin përgjigje.”

Pas akuzave të qytetarit në media, Ministria e Shëndetësisë apo QSUT ende nuk kanë bërë asnjë deklaratë për këtë ngjarje.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>