
Një punëtor ndërtimi humbi jetën më 9 gusht teksa ra nga shkallët e betonieres në Cërrik ku po punonte.
Viktima, 55 vjeç, u rrëzua nga një lartësi ndërsa administratori i firmës është arrestuar.
Policia po heton shkakun e ngjarjes.
Ky është rasti i shtatë në muajt e fundit ku një punëtor ndërtimi humb jetën ose plagoset gjatë punës.
Edhe në vitin 2019, mungesa e sigurisë në punë ishte shqetësuesedhe shkaktoi të paktën 34 viktima. Industria e ndërtimit është industria ku është shënuar numri më i lartë i aksidenteve dhe i viktimave gjatë punës për vitin 2019.