
Ish-futbollisti Nikolin Lorenci ka humbur jetën, të shtunën, i infektuar me Covid-19.
Lorenci, 70 vjeç, prej disa ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë për tu kuruar. Por gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ditët e fundit.
Nikolin Lorenci do të mbahet mend për kontributin e tij në futbollin shqiptar të viteve 70-80.
Në vitin 2017, ai u nderua u vlerësua me titullin ‘Qytetar Nderi’ nga Këshilli i Bashkisë Lezhë.