Humb jetën në qelitë e paraburgimit një i arrestuar, rasti i tretë brenda një viti

Humb jetën në qelitë e paraburgimit një i arrestuar, rasti i tretë brenda një viti

Një 45-vjeçar ka humbur jetën në dhomat e paraburgimit në Komisariatin të Policisë Nr. 3 në Tiranë. Sipas policisë, viktima me inicialet D.R mund të ketë humbur jetën rreth orës 04:45 të mëngjesit të sotëm.

Në njoftimin e policisë shkruhet:

“Nga kqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera. Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak.”

Pritet që së shpejti të dalë dhe raporti mjeko-ligjor për të qartësuar shkakun e vdekjes.

Ky është rasti i tretë brenda pak muajsh që një i arrestuar humb jetën në rrethana të paqarta në qelitë e paraburgimit.

Në maj 2018, Enea Ftoi, 27 vjeç, u gjet i vdekur në qelitë e paraburgimit në Komisariatin e Korçës. Për këtë rast, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) i ka kërkuar publikisht prokurorisë të bëjë një hetim të thelluar, pasi ka mospërputhje mes variantit të ngjarjes që jep komisariati ku ndodhi ngjarja dhe variantit të ngjarjes që del nga dokumentet dhe regjistrat.

Në tetor 2017, Komiteti Shqiptar i Helsinkit denoncoi një tjetër rast abuzimi fizik të një të burgosuri në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Po ashtu, KShH-ja ka publikuar një raport tronditës lidhur me zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës dhe Trajtimit Çnjerëzor, konventë në të cilën Shqipëria bën pjesë. Raporti është shumë kritik ndaj standardeve ligjore sa i përket hetimit dhe dënimit të tortures, si dhe kushteve të të burgosurve në Shqipëri, si në rastet përmendura më sipër.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>