
Feti Fanaj, drejtor në Bashkinë e Tiranës, ka humbur jetën të hënën, pasi ishte infektuar me Covid-19.
Fanaj, 39-vjeç, po kurohej në Turqi, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Pak javë më parë, ai humbi dhe të atin, nga po i njëjti virus.
Feti Fanaj ishte drejtori i Përgjithshëm të Objekteve Publike në Bashkinë e Tiranës, ndër më herët ai ka qenë dhe truproja e ish-kryeministrit Fatos Nano.
Kryebashkiaku Veliaj shprehu ngushëllimet për familjet Fanaj.