
Epidemiologu Vilson Topulli, 73-vjeç, është ndarë nga jeta mbrëmjen e së martës, i infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka dhënë Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silvia Bino.
Në një postim në rrjetet sociale, Bino shkruan se Vilson Topulli njihej si ‘historia dhe kujtesa e ISHP-së ku kishte filluar punën qysh 19 vjeç.’
Ai ishte epidemiolog terreni, i cili ishte personi që njihte çdo skutë në Shqipëri, e njihte vendin dhe këdo që punonte në shëndet publik.