Një fëmijë 10 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një ambulanacë. Ngjarja ka ndodhur në Kakavijë, ku fëmijë sëbashku me prindërit e tij kishin dy ditë që prisnin për të kaluar kufirin për në Greqi.
Sipas të dhënave ambulanca ishte me shpejtësi pasi po transportonte një grua të moshuar ndërkohë që fëmija i ka prerë rrugën.
Ai nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Gjendja e familjarëve të tij është e rëndë, ku nëna e tij është dërguar në spital.