Humb jetën punëtori i ndërtimit, shkak mungesa e sigurisë

Nga Exit News
Humb jetën punëtori i ndërtimit, shkak mungesa e sigurisë

Një punëtor ndërtimi humbi jetën më 21 maj pasi ra nga skela, teksa punonte në një ndërtesë të lartë në zonën e Astirit.

Viktima, 35 vjeç, ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.

Policia ka arrestuar inxhinierin dhe administratorin e firmës së ndërtimit, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e sigurisë gjatë punës.

Ky është rasti i pestë në muajt e fundit ku një punëtor ndërtimi humb jetën gjatë punës.

Edhe në vitin 2019, mungesa e sigurisë në punë ishte shqetësuesedhe shkaktoi të paktën 34 viktima. Industria e ndërtimit është industria ku është shënuar numri më i lartë i aksidenteve dhe i viktimave gjatë punës për vitin 2019.

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme