Kornistit i Teatrit të Operas dhe Baletit, Andrea Canaj ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Canaj ishte shtruar në spital prej ditësh dhe nuk arriti të fitonte betejën me këtë virus në moshën 59 vjeçare.
Lajmin e bëri të ditur TKOB, i cili në një njoftim shkruan:
“Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij. I paharruar kujitmi i tij!”
Kornisti Canaj e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1988 si kornist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nga viti 1990 deri në vitin 2000 ka qenë kornist i parë i Orkestrës. Më pas, ka punuar si kornist i parë dhe në Orkestrën Simfonike RTSH dhe njëkohësisht ka qenë pedagog pranë Universitetit të Arteve.