Dy elektriçistë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mëngjesin e së mërkurës.
Viktimat janë Selfo Kallfa dhe Dini Isaraj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kordhocë të Gjirokastrës, ku makina me të cilën po udhëtonin dy elekriçistët ra në lumin Drino.
Ata po shkonin për riparim në fushën përballë Lazaratit teksa makina e tyre ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumë.