Koalicioni i partive të qendrës së djathtë, Partia Popullore Europiane dhe partitë e qendrës së majtë, Social Demokratët kanë humbur shumicën në Parlamentin Evropian.
Partia Popullore Evropiane humbi 39 vende në parlament krahasuar me zgjedhjet e vitit 2014. Në këto zgjedhje EPP fitoi 179 vende nga 217 vende që kishte më parë. Ndërsa Partia Social-Demokrate fitoi 150 vende, duke humbur 36 vende në krahasim me zgjedhjet e mëparshme. Koalicioni i EPP-ve dhe Social Demokratëve, për herë të parë pas 40 vjetësh nuk do të kenë më shumicën në Parlamentin Evropian.
Fituesit e mëdhenj të këtyre zgjedhjeve janë koalicioni i Partive të Gjelbra, të cilët fituan 72 vende në krahasim me 52 vende në vitin 2014; koalicioni i qendrës (ALDE), i cili fitoi 107 vende në krahasim me 68 në vitin 2014; koalicioni i partive populiste, i cili fitoi 56 vende nga 41 vende që kishte; dhe koalicioni i partive nacionaliste që fitoi 58 vende, 21 deputet më shumë se sa 2014-ta.
Rezultatet e zgjedhjeve në vendet kryesore
Në Francë fitoi koalicioni i majtë i mbështetur nga Marine Le Pen, ndërsa Aleanca e Rilindjes e Presidentit Macron humbi thellë. Media franceze shkruan se fitorja e Le Pen trondit pozitat e Presidentit Macron — pavarësisht se Le Pen fitoi me një diferencë të vogël.
Në Gjemani, Partia e Gjelbër u bë partia kryesore e majtë, ndërsa Social Demokratët humbën thellë. Partia në pushtet, Kristian Demokratët e kancelares Merkel, humbën me rreth 11 përqind.
Në Belgjikë fitoi partia e të djathtës ekstreme në pjesën flamande, e cila mund të bëhet partia e dytë në parlamentin belg. Ndërsa në pjesën frengjisht-folëse, fitoi Partia e Gjelbër dhe Socialiste.
Në Greqi, humbi thellë partia e Kryeministrit Tzipras dhe fitoi partia Demokracia e Re. Kryeministri Tsipras, për të kufizuar humbjen e partisë së tij ndaj Partisë Demokracia e Re, vendosi sot mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Zgjedhjet në Greqi do të zhvillohen në muajin qershor, 5 muaj përpara datës së caktuar.