Hungarezët protesta kundër shtypjes së lirisë së medias

Nga Exit News
Hungarezët protesta kundër shtypjes së lirisë së medias

Mijëra hungarezë protestuan këtë fundjavë në Budapest kundër shtypjes së lirisë së medias në vend.

Protestat nisën të premten pas dorëheqjes së mbi 80 gazetarëve dhe redaktorëve të medias hungareze Index.hu. Dorëheqja e tyre erdhi pas shkarkimit të kryeredaktorit Szabolcs Dull.

Ata akuzojnë qeverinë e kryeministrit Orban se shkarkimi i Dullit është bërë me kërkesë të qeverisë, si tentativë për të kontrolluar dhe heshtur një ndër të paktat media ende të pavarura dhe kritike në vend.

Gazetarët thanë se shkarkimi ka qenë “ndërhyrje e qartë” dhe përpjekje për të bërë presion mbi median.

Szabolcs Dull ka deklaruar se beson se u shkarkua për shkak të shkrimeve të tij në platformë në lidhje me përpjekjet e qeverisë për të heshtur median.

Dorëheqja e gazetarëve shënon fundin e portalit 20-vjeçar, një nga më të suksesshmit në vend, kritik me regjimin e Orbanit.

Hungaria renditet në vendin e 98-të në botë në Indeksin e Lirisë së Shtypit Botëror të Reporterëve pa Kufij. Renditja e dobët është pjesërisht për shkak të shtypjes që Orbani i ka bërë zërave kritikë, si dhe për shkak të blerjes së portaleve të panumërta mediatike nga aleatët e Orbanit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>