Hungaria miratoi, të premten, vaksinën kineze, duke u bërë vendi i parë në Bashkimin Europian që miraton atë.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban deklaroi se në ditët në vijim do të firmosë kontratën më kompaninë kineze.
Më herët, Hungaria miratoi përdorimin e vaksinën ruse anti-Covid Sputnik V. Ajo është bërë vendi i parë në BE-së që jep miratim për vaksinën Covid-19 të zhvilluar nga Rusia.
Me një popullsi prej 9.8 milion banorësh, Hungari është goditur më ashpër nga vala e dytë e koronavirusit. Deri më tani në Hungari janë regjistruar 363 mijë të infektuar, prej të cilëve mbi 12 mijë kanë humbur jetën.