Qeveria hungareze njoftoi se do të shfuqizojë, legjislacionin e diskutueshëm mbi COVID-19, të miratuar në mars.
Në një njoftim të bërë dje, gjendja e emergjencës do të përfundojë me 20 qershor, së bashku me kompetencat e Orban-it.
Gjendja i dha kryeministrit Viktor Orban të drejtën të vendosë çdo gjë me anë të dekretit. Kjo solli një reagim negativ ndërkombëtar, pasi nuk kishte as një datë përfundimi të saj, duke bërë që Hungaria të konsiderohej si i vetmi vend europian i zhytyr në diktaturë.
Orban hodhi poshtë kritikat ndaj legjislacionit, duke thënë ai mundësoi përgjigjen në mënyrë efektive dhe të shpejtë ndaj pandemisë. Ministri i Drejtësisë Judit Varga tha se kritikat ndaj ligjeve ishin “sulme të pabaza” dhe tha që ajo priste që ata “të kërkojnë falje për kryerjen e një fushate njollosje”.
Hungaria ka 3771 raste të konfirmuar gjithsej me COVID-19, ndër të cilat 499 vdekje.