Të hënën hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID për qytetarët që hyjnë në Shqipëri nga të gjitha pikat kufitare.
Të gjithë qytetarët që hyjnë në Shqipëri duhet të kenë një nga këto dokumenta:
- Pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
- Testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
- Provë të kalimit të COVID-19, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
Në rast se qytetarët shqiptarë nuk kanë një nga këto dokumenta ata duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
Ky rregull vlen edhe për qytetarët e huaj që kalojnë tranzit në Shqipëri ndërsa të huajt që nuk kanë asnjë dokument dhe që kërkojnë të qëndrojnë në Shqipëri duhet të kthehen mbrapsht.
Në aeroport do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë dhe mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme.
Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.