Të mërkurën hyjnë në fuqi masat e reja në Kosovë.
Qeveria e Kosovës, miratoi të hënën masa të reja kundër koronavirusit, që do të jenë në fuqi nga data 7 – 18 prill.
Mes tyre, Radio Europa e Lirë raporton se do të ndalohet qarkullimin e qytetarëve nga fasha orare 22:00 deri në 05:00, përveç rasteve urgjente.
Restorantet do të pezullojnë shërbimet direkte ndaj klientëve. Ato mund të funksionojnë vetëm si shërbime të dërgimit të ushqimit në banesë ose për ndalesa të shpejta të qytetarëve, të cilët duhet ta marrin ushqimin me vete.
Ndalohet veprimtaria e qendrave tregtare të mbyllura dhe lejohen vetem shërbimeve esenciale, si dyqanet ushqimore dhe farmacitë.
Të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar dhe universitar do të zhvillojnë të gjitha aktivitetet mësimore online.
Me masat e reja ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona.
Për qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë nga vende me rrezik të lartë, duhet një test RT-PCR negativ për COVID-19 bërë në 72 orët e fundit ose vetizolim për shtatë ditë.
Qeveria e Kosovës ka deklaruar se masat janë të nevojshme pasi është vërtetuar prania e variantit britanik dhe atij të Afrikës Jugore të koronavirusit .