Sot me 11 shkurt deri më 26 shkurt, qytetarët nuk mund të dalin nga shtëpia pas orës 20:00.
Gjithashtu bizneset, baret, lokalet dhe restorantet do të mbyllen në orën 20:00. Nga ky rregull përjashtohet shërbimi i dërgesave në shtëpi.
Qytetarët mund të marrin leje tek e-Albania për të dalë gjatë orarit të ndaluar.
Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë, si në Tiranë, Durrës, Lezhë, Lushnje, Kamëz, Berat, Gjirokastër, Fier do të zhvillojnë mësimin online nga 11 shkurt deri në 26 shkurt.
Sezoni i provimeve në universitete do të zgjatet për të plotësuar masat anti-Covid.
Masat u njoftuan të mërkurën nga Komiteti Teknik. Ato erdhën pas rritjes së numrit të të infektuarve gjatë kësaj jave.