Hyrja e policisë në fakultete është e paligjshme

Hyrja e policisë në fakultete është e paligjshme

Burime për Exit bëjnë të ditur se brenda fakultetit të Drejtësisë, të Shkencave Sociale dhe të Ekonomikut, ku studentët janë ngujuar, ka forca të shumta policie.

Hyrja e policisë në mjediset universitare është shkelje e ligjit.

Neni 5, pika dh e Ligjit për Arsimin e Lartë parashikon se: “Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë.”

Nuk dihet ende nëse forcat e policisë kanë hyrë me kërkesën apo lejen e dekanëve. Në rast të kundërt, sipas ligjit, duhet të jetë shteti, nëpërmjet organeve dhe strukturave përgjegjëse të tij, që duhet të largojë policinë nga ambientet universitare dhe të garantojë paprekshmërinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe të territorit të tyre.

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë, atij të Ekonomisë  dhe të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës kanë vendosur të ngujohen brenda shkollave deri ditën e dielë. Studentët kanë vendosur banka në derën kryesore të fakultetit për të bllokuar hyrjen në të dhe nuk kanë lejuar asnjë pedagog brenda.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>