I dënuari për tre vrasje dhunon brutalisht dy vajza në publik

Nga Exit News
I dënuari për tre vrasje dhunon brutalisht dy vajza në publik

Policia ka shpallur në kërkim Elidon Kotorrin, pasi ky ka dhunuar brutalisht dy vajza në një rrugë në Tiranë bashkë me dy persona të tjerë.

Dy vajzat po ktheheshin në shtëpi pas pune, kur një makinë me tre burra brenda ka ndaluar pranë tyre te rruga Ali Demi dhe u ka kërkuar të hipin. Ku vajzat kanë refuzuar, ata të tre i kanë rrahur në rrugë me grushta e shqelma në të gjithë trupin e dy vajzave.

Ato përfunduan në urgjencën e spitalit, ku bënë edhe denoncimin te policia.

Pronari i makinës së identifikuar i tha policisë se ia kishte lënë në përdorim Elidon Kotorrit, të cilin policia e shpalli në kërkim pasi nuk mundi ta gjejë. Ai akuzohet për plagosjen dhe kanosjen e dy vajzave.

Kotorri u lirua verën e vitit të shkuar, pasi kreu 19 vite burg, të cilat iu llogaritën sa dënimi i tij, 25 vite. Ai dënua për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetri në 11 janar 2000 në Tiranë. Kotorri kreu një atentat hakmarrjeje për vrasjen e një miku të tij ndaj një personi. Ai vrau edhe dy dhe plagosi një person tjetër që ndodheshin në të njëjtën makinë me shënjestrën e atentatit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>