Ibrahimaj: Nga 5 qershori ‘paga e luftës’ kalon automatikisht

Ibrahimaj: Nga 5 qershori ‘paga e luftës’ kalon automatikisht

Ministrja e financave, Anila Denaj ka njoftuar propozimin e ndryshimeve në paketën e dytë ekonomike të qeverisë.  Kjo ka ardhur pas ankesave të subjekteve që nuk kanë mundur të përfitojnë pagën prej 40 mijë lekësh.

Afati për aplikim nga bizneset është 5 qershori. Pas kësaj date, Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimi tha se ‘paga e luftës’ do kalojë automatikisht për subjektet që do jenë pjesë e listës përfituese.

“Tatimet do të afishojnë në faqen zyrtare të gjithë tatimpaguesit dhe punonjësit që janë përfitues dhe do të kenë kohë deri në 5 qershor që të aplikojnë në e-filing. Nëse deri më 5 qershor bizneset nuk aplikojnë do të bëhet kalimi automatikisht i pagës së luftës për punonjësit, duke arritur numrin 176 mijë persona.” – tha Ibrahimaj.

Drejtoresha e Tatimeve raportoi 38 mijë qytetarë të larguar nga puna në muajt mars- prill, të cilët do përfitojnë ‘pagën e luftës’ që nga momenti i miratimit të ndryshimeve.

Qëllim është shpërndarja e kësaj page për 176 mijë persona. Deri tani kanë përfituar ‘pagën e luftës’ vetëm 109 mijë qytetarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>