Ibrahimi: Magjistrantët e rinj të pamjaftueshëm për plotësimin e vendeve bosh në sistemin e drejtësisë

Ibrahimi: Magjistrantët e rinj të pamjaftueshëm për plotësimin e vendeve bosh në sistemin e drejtësisë

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gent Ibrahimi, deklaroi së fundmi se “numri i magjistrantëve nuk plotëson nevojat e sistemit gjyqësor”. Nga ceremonia e diplomimit të magjistrantëve të rinj, Ibrahimi theksoi se procesi i vetingut ka larguar shumë gjyqtarë dhe prokurorë, zëvendësimi i të cilëve kërkon vite kohë.

Kryetari i KLP deklaroi se shumë prokurorë janë caktuar në mënyrë të përkohshme dhe Këshilli duhet t’i kthejë në vendet e tyrë të mëparshme:

“Kemi trashëguar një mori prokurorësh që shërbejnë në vende pune ku janë caktuar përkohësisht, do të na duhet t’i kthejmë ku kanë vendin origjinal dhe në ato vende bosh do të emërohen magjistratët e rinj”

Të hënën në ceremoninë e diplomimit morën pjesë Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ai i OSBE-së Bernd Borchardt dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-Ones. Ata përgëzuan magjistrantët e rinj dhe theksuan se “drejtësia në Shqipëri po kalon një reformë të thellë” dhe se “mbi brezin e ri bie përgjegjësia për të ndërtuar një sistem të ri drejtësie të ndershëm dhe të pavarur”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>