Identifikimi biometrik në zgjedhje: dobitë dhe dyshimet që ngre

Nga Exit News
Identifikimi biometrik në zgjedhje: dobitë dhe dyshimet që ngre

Komisioni Rregullator i KQZ-së ka përcaktuar karakteristikat e sistemit të identifikimit elektronik që duhet të përdoret në zgjedhjet e 25 prillit 2021 në të gjithë vendin.

Identifikimi elektronik ka qenë një prej kërkesave kryesore të opozitës jashtëparlamentare, si kusht për të qenë pjesë e reformë zgjedhore.

Puna për teknologjinë në zgjedhje do të mbikëqyret nga Nënkomisionerja Shtetëror e Zgjedhjeve Lealba Pelinku, e zgjedhur nga Partia Demokratike.

Gjatë emisionit ‘Me pak fjalë’ në Euronews Albania, Neritan Sejamini sqaroi se ç’do të thotë kjo .

Duhet qartësuar se nuk bëhet fjalë për identifikim biometrik, por vetëm për verifikim të identitetit të votuesve duke vendosur në çdo qendër votimi një aparaturë që lexon çipin elektronik të kartës së idenditetit ose pasaportës.

Aparatura do të shfaqë në ekran fotografinë dhe të dhënat kartës, të cilat do të krahasohen me sy nga komisioni i qendrë së votimit me të dhënat në listën e votuesve.

Nëse idenditeti verifikohet, votuesit do t’i merren shenjat e gishtave, dhe do t’i jepet fleta e votimit.

Aparaturat do të jenë të palidhura në sistem, që do të thotë se ato nuk mund të komunikojnë me njëra-tjetrën dhe as me ndonjë databazë qendrore. Po ashtu sistemi do të jetë offline dhe nuk do të ketë lidhje me asnjë rrjet elektrik.

Dobia e këtij sistemi është vetëm për të ndaluar votimin në emër të tjetrit, me kartë të rremë apo për të zbuluar pas zgjedhjeve nëse ka patur votime më shumë se një herë nga i njejti person.

Ajo që e bën shqetësuese këtë projekt është se përmes këtij sistemi do të merren shenjat e gishtave të votuesve. Se si do të garantohet siguria e marrjes dhe ruajtjes së kësaj të dhënë të rëndësishme personale është e paqartë, dhe mundësitë për të abuzuar me të janë të mëdha.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>