Identifikohet vrasësi i dyshuar i Hekuran Billës

Nga Exit News
Identifikohet vrasësi i dyshuar i Hekuran Billës

Policia ka identifikuar vrasësin e Hekuran Billës, në një atentat mbrëmjen e 11 qershorit tek Komuna e Parisit.

Autori i dyshuar është vëllai i Prel Markut, vrarë nga Billa në vitin 2006 në Angli. Për vrasjen e Markut dhe plagosjen e dy personave të tjera, gjykata angleze e kishte dënuar Billën me burgim të përjetshëm.

Por në Shqipëri, siç Exit News ka shpjeguar këtu, falë gjykatëses Enkeleda Hoxha, Billa arriti të dalë nga burgu në vitin 2019.

Autori i dyshuar është 34 vjeç, me inicialet V.M.

Policia po vazhdon kërkimet për gjetjen e tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>