IDMC: Fuqizimi i kompetencave të Autoritetit të Dosjeve i dëmshëm, krijon mbivendosje me institucione të tjera

Nga Exit News
IDMC: Fuqizimi i kompetencave të Autoritetit të Dosjeve i dëmshëm, krijon mbivendosje me institucione të tjera

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) deklaroi se fuqizimi i kompetencave të Autoritetit të Dosjeve është i dëmshëm, pasi krijon mbivendosje me institucione dhe organizata të tjera, të cilat ushtrojnë veprimtari në të njëjtën fushë.

Në fund të majit, IDMC i dërgoi Kuvendit rekomandimet e saj në lidhje me ndryshimet që qeveria kërkon të bëjë në ligjin për Autoritetin e Dosjeve.

Exit jua sjell në mënyrë të përmbledhur rekomandimet e saj.

1) Fuqizimi përtej kompetencave ligjore i Autoritetit do krijonte mbivendosje me rregullat dhe objektin e veprimtarisë së institucioneve të tjera publike dhe jopublike, të cilat angazhohen prej një kohe të gjatë me problematikat e ballafaqimit të regjimit represiv komunist.

2) Centralizimi i kujtesës në duart e një institucioni të vetëm është i dëmshëm, sepse i jep Autoritetit statusin e një “Kombinati Kujtese”, i cili mbledh, ruan dhe përpunon dokumentacione përtej fushëveprimit të tij

3) Autoriteti nuk e ka tagrin ligjor të kthehet në institucion që merret me organizime dhe përkujtime datash, përveç atyre që lidhen  me ish-Sigurimin e Shtetit.

4) Autoriteti nuk e ka tagrin ligjor për të mbrojtur apo mbikëqyrur në mënyrë të posaçme vendet e internimit, kampet e punës dhe burgjet e regjimit komunist dhe  për të qënë kuratori i tyre përveçse kur bëhet fjalë per ish Sigurimin.

5) Autoriteti duhet të bëjë një analizë të thellë dhe të zgjeruar mbi aktivitetin e ish-Sigurimit, dhe kjo detyrë nuk mund të anashkalohet nga tema të tjera, të cilat mund te sjellin më shumë mediatizim se dosjet e sigurimi dhe janë fokusi i punës së institucioneve të tjera.

6) Duhet të gjenden mekanizma për të detyruar informimin publik të ish bashkëpunetorëve të Sigurimit, të cilët mund të jenë ende në poste dhe pozicione drejtuese.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>