Idrizi thirrje policisë të tregojë ku ndodhen të arrestuarit

Nga Exit News
Idrizi thirrje policisë të tregojë ku ndodhen të arrestuarit

Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së i ka kërkuar policisë të tregojë se ku ndodhen 26 personat e shoqëruar nga policia gjatë protestës, së sotme, para Ministrisë së Jashtme.

“Jam këtu me një përgjegjësi shumë të madhe për të kërkuar djalin e asaj nëne atje, asaj jam shumë i detyruar dhe ndërkohë që kërkojmë se ku janë policia në bën njoftim se jemi proceduar penalisht. Të na thotë se ku janë 26 personat e shoqëruar”, u shpreh Idrizi për median.

Shoqata Çamëria, qytetarë dhe mbështetës të PDIU-së protestuan sot me rastin e vizitës së ministrit të Jashtëm grek Dendias, për marrëveshjen e detit dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>