Unioni Ndërkombëtar Demokrat (IDU) dënoi shëmbjen e Teatrit Kombëtar nga qeveria shqiptare në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme.
Organizata më e madhe botërore e partive të qendrës së djathtë,m e kryesuar nga kryeministri kanadez, Stephen Harper, e quajti këtë veprim një “akt antidemokratik dhe arbitrar të autoriteteve qeverisëse”. Ata kërkuan lirimin e aktivistëve të dënuar dhe ndalimin e dhunës ndaj qyetarëve që protestojnë.
Gjithashtu, IDU u shpreh se shembja e teatrit është një tjetër shembull i rrënimit të demokracisë në Shqipëri nga Kryeministri Rama.