Ikona e CNN, Larry King ndahet nga jeta pas infektimit me COVID-19

Nga Exit News
Ikona e CNN, Larry King ndahet nga jeta pas infektimit me COVID-19

Larry King, moderatori ikonë i CNN që arriti famë në të gjithë botën për intervistimin e liderëve politikë dhe personave me famë, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeç pasi ishte infektuar me COVID-19.

King zhvilloi rreth 50,000 intervista në karrierën e tij gjashtëdhjetë vjeçare, të cilat përfshijnë 25 vjet si drejtues i emisionit të njohur të CNN “Larry King Live”.

Ai vdiq në Cedars-Sinai Medical Center në Los Angeles, raporton BBC.

Në fillim të këtij muaji, ai u trajtua në spital për Covid-19.

Përpos koronavirusit, King ishte përballur disa probleme shëndetësore vitet e fundit, përfshi një infarkt kardiak.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme