IKSHPK këshillon shtyrjen e zgjedhjeve vendore në Kosovë

Nga Exit News
IKSHPK këshillon shtyrjen e zgjedhjeve vendore në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar shtyrjen e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Në letrën e publikuar nga KOHA.net, IKSHPK bazohen në rritjen e rasteve me COVID-19.

“Procesi zgjedhor mund të ketë ndikim të shtuar në përhapjen dhe rritjen e rasteve me COVID-19, rekomandojnë shtyrjen e procesit zgjedhor, ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimet publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim, deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës”, njofton IKSHPK.

Presidentja Osmani do të takohet të hënën me partitë politike për të diskutuar lidhur me zgjedhjet lokale.

Ajo vendosi 17 teorin datën e zgjedhjeve lokale. Opozita propozi shkurtimin e fushatës zgjedhore në 10 ditë për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19 në Kosovë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>