Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i kërkoi Ministrisë së Drejtësisë të ulë numrin e viteve të punës që duhet për të qënë inspektor në ILD.
Në një letër dërguar minsitres Etilda Gjonaj, Metani propozon uljen e numrit të viteve të punës nga 13 në 7 vite.
“Neni 1 parashikon ndryshimin e nenit 55 it ligjt aktual. dispozité që rregullon komandimin e magjistratëve në pozicionin e inspektorit pranë Zyrës se Inspektorit te Larté te Drejtësisë, ka ndryshim ligjor do t8 sjelle si pasoje, mundësinë e komandimit ne pozicionin e inspektor te magjistratëve qe kane ushtruar funksionin jo me pak se shtat vjet si gjyqtar ose prokuror. kjo me qellim qe te garantohet ushtrimi normal i veprimtarisë institucionale dhe përmbushja e qëllimit të reformës ne drejtësi qe është pikërisht rikthimi i besimit te publikut në sistemin e drejtësisë.
Referuar të dhënave në lidhje me vjetersine e magjistratëve ne sistemin gjyqesor apo ate te prokurorisë rezulton se kriteri prej jo me pak se 13 vite përvojë në shkallet me te ulta përmbushet nga 379 magjistratë. Ndërkohë qe kriteri prej jo me pak se 7 vite përvoje në shkallen e pare përmbushet nga 492 magjistratë”
ILD kërkoi gjithashtu plotësimin e vakancave për inspektor pranë këtij institucioni, pagë të njëjtë për inspektorët magjistrantë me ata jomagjistrantë dhe rregullimin e marrëdhënies së Inspektorit të Lartë me inspektotrët gjatë verifikimit të ankesave.