ILD, proces paralel vetingu prokurorëve dhe gjykatësve në detyrë

ILD, proces paralel vetingu prokurorëve dhe gjykatësve në detyrë

Kryeministri Rama lavdëroi sot në Kuvend miratimin e ndryshimeve ligjore, të cilat i japin të drejtën Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë (ILD) të kontrollojë dhe nisë hetimet ndaj prokurorëve dhe gjykatësve.

Sot ne i japim një fuqi të re ILD, duke i dhënë mundësi ILD të reagojë në mënyrë të menjëhershme ndaj vendimeve haptazi korruptive dhe kriminale të gjykatësve, duke kërkuar pezullimin e tyre nga detyra brenda 3 ditëve. Sot ne i japim ILD instrumentin e pezullimit të menjëhershëm, duke i hapur rrugë hetimit të menjëhershëm të gjykatësve në fjalë”, tha Rama.

Me ndryshimet e reja ligjore, ILD do të hetojë pasurinë e prokurorëve e gjykatësve, të cilët ende nuk i janë nënshtruar procesit të vetingu. Mbi bazën e këtij kontrolli, ILD do të ketë të drejtën të pezulloj nga puna gjykatësit dhe prokurorët, e më pas do të nismë hetimet ndaj tyre.

Në këtë mënyrë, Kryeministri Rama permes ILD-së po zëvendëson procesin e vetingut, dhe institucionet e vetingut KPK dhe KPA, duke bërë veting paralel. Kjo gjë do të jetë një mjet presioni dhe do të vërë nën kontrollin e qeverisë të gjithë sistemin e drejtësisë.

Këto ndryshime ligjore janë pjesë e paketës Anti-KÇK, për hetimin dhe dënimin e gjykatësve dhe prokurorëve.

Kryeministri, gjithashtu, sot nga foltorja e Kuvendit sulmoi analistët dhe gazetarët, të cilët kritikojnë paketën Anti-KÇK, dhe kërkojnë që hetimi të nisë nga pasuritë e politikanëve.

“Ka një tjetër zhurmë të madhe nga ata që e kundërshtojnë paketën, nga media e analistë që paguhen nga krimi i organizuar për t’iu bërë avokatin, dhe thonë ‘pse nuk e filloni nga vetja, nga Surreli’

Nuk është policia që duhet të kontrollojë pasuritë e politikanëve apo të gjykatësve. Nuk është qeveria, larg qoftë, që duhet të kontrollojë pasuritë e politikanëve apo gjykatësve, se nuk jemi në vitin 1945”, tha Kryeministri Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>