Ilir Meta: Në 25 qershor, garë e barabartë mes tre partive – Pikat kryesore të intervistës

Ilir Meta: Në 25 qershor, garë e barabartë mes tre partive – Pikat kryesore të intervistës

Ilir Meta, kreu i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur, bisedoi dje në mbrëmje me gazetaren Eni Vasili në emisionin Studio e Hapur. Ndër të tjera, Zoti Meta u shpreh se LSI nuk dëmtohet nga pakti Rama-Basha që nuk lejon regjistrimin e koalicioneve, përkundrazi gara tashmë do të jetë e barabartë mes tre partive.

Disa nga deklaratat kryesore të Zotit Meta ishin:

Për zgjedhjet e 25 qershorit:

“Asnjë forcë politike nuk i kalon 52 apo 53 mandatet.”

“Unë do ua them para se të hapen kutitë se sa mandate do të marrë LSI. Unë them se LSI ka të gjitha mundësitë për të qenë forcë e parë.”

“LSI është në pozita të barabarta me PS dhe PD. Është garë tërësisht e barabartë mes tre partive kryesore.”

Për marrëveshjen Rama-Basha:

“Kjo nuk do të habiste askënd. Nuk është as për tu habitur e as për tu tronditur. Kam dëgjuar shpesh që flasin për modelin gjerman, një model bipolar.”

“E vetmja pakënaqësi që kam ndaj Edi Ramës është që krizën ta kishte zgjidhur sa më parë. Ishte domosdoshmëri që Shqipëria të mos turpërohej, që shqiptarët të mos kalonin një sagë vuajtjesh të tjera.”

Për koalicionin qeverisës me PS:

“Nuk kam pasur pritshmëri të hatashme, nuk mund të them se jam edhe aq i zhgënjyer. Kemi qenë mjaft luajalë.”

“Nuk ka pasur asnjë ftesë dhe LSI nuk ka pasur asnjë refuzim për koalicione.”

“Nuk kemi pasur asnjë ftesë serioze, vetëm ngacmime dhe mistrecllëqe. LSI ka qenë e qartë se do shprehet për koalicion pasi të përfundojë mandati dhe reforma zgjedhore. Bilanci nuk u bë për shkak të zhvillimeve.”

 

Lajme te ngjashme