Ilir Meta: Nuk ishte ideja ime që të zgjidhesha President – Pikat kryesore të intervistës

Ilir Meta: Nuk ishte ideja ime që të zgjidhesha President – Pikat kryesore të intervistës

Presidenti i sapo zgjedhur Ilir Meta bisedoi dje në mbrëmje me gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”.

Disa nga deklarata kryesore të Zotit Meta janë:

Për zgjedhjen e tij si President:

  • Arsyet që unë e pranova postin e presidentit? Ky nuk ka qenë as plani im edhe as projekti i LSI-në.
  • Marrëveshja me PS-në ishte që PS-LSI do të zgjedhin presidentin me konsensus dhe kjo nënkuptonte që Presidenti do të vinte nga ne (LSI). Ne kemi qenë të hapur që këtë post ta marrë LSI, por nuk kemi qenë dakord për këtë variantin që u zbatua sepse qëllimi ka qenë që Ilir Meta të drejtojë LSI-në këtë fushatë elektorale.
  • Në këto kushte ku ndodhemi aktualisht , unë kam insistuar që në fillim që Presidentin ta ofrojmë si mundësi të një pakete, për t’i dhënë mirëbesim opozitës. Kam qenë me idenë që Presidentin ta marrë opozita. Partia Socialiste nuk ishte dakord me këtë propozim, thoshte na takon neve.
  • Nëse nuk do të kishim bërë këtë zgjedhje të premten, PS do të vinte një President si të donte ajo ose do të konsumoheshin dhe dy raundet e mbetura dhe situata në vend do të bëhej më e vështirë.
  • Në këto rrethana fakti që unë pranova për tu bërë president, ishte për stabilitetin sot dhe për 5 vite në vazhdim.
  • Angazhimi im do të jetë maksimal, sepse unë jam për stabilitetin, por jo pa demokraci, jam për demokracinë, por jo për anarshinë.

Për zgjedhjet e qershorit 2017:

  • Zgjedhje pa opozitën? Nuk më ka shkuar në mendje dhe çdo ditë kam punuar dhe do të punoj e të përpiqem që kjo gjë të mos ndodhë.
  • Padyshim që opozita duhet të hyjë në zgjedhje, por ama duhet luftuar që të ketë edhe zgjedhje me standarde.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>