Armela Imeraj dhe Alketë Dibra janë dy kandidaturat e përzgjedhura nga Komisioni i Ligjeve për kryetar të AMA-së, sot, 23 qershor.
“Anëtarët e këtij komisioni pas një seance dëgjese me pyetje dhe përgjigje drejtuar kandidatëve u tërhoqën në një mbledhje me dyer të mbyllura ku përzgjodhën mes kandidatëve dy prej tyre: znj. Armela Krasniqi dhe znj. Alketë Dibra, të cilat do ti përcillen për shqyrtim seancës së ardhshme plenare”, u shprehën e anëtarët e Komisionit.
Këta do të votohen nga Kuvendi. Kandidati me më shumë vota do të zgjidhet kryetar i AMA-së.
Imeraj është drejtoreshë e Agjensisë Telegrafike, ATSH. Ajo ka qënë zëdhënësja e Kryeministrit Rama për 8 vjet.