Inceneratori i mbetjeve në Shijak

Inceneratori i mbetjeve në Shijak

Rreth 300 banorë në lagjen e Keceve në Shijak protestuan sot kundër ndërtimit të një incerenatori për djegien e mbetjeve spitalore dhe të kafshëve të infektuara.

Banorët e Shijakut shprehen se askush nuk i ka pyetur ato për këtë projekt i cili do të ndosë ajrit dhe do të ketë pasoja për shëndetin e banorëve.

Çfarë dihet deri më tani për ndërtimin e këtij inceneratori?

Kompania që ka fituar të drejtën për të ndërtuar dhe menaxhuar inceneratorin e mbetjeve spitalore dhe atyre të kafshëve në Shijak është “Jamarbër Group” shpk.

Kompania është themeluar në mars të 2017-ës dhe nuk ka eksperienca të mëparshme në fushën e menaxhimit të mbetjeve.

Sipas relacionit jo-teknik për marrje leje për zhvillim aktivitetit, të hartuar në mars 2017 dhe të dorëzuar pranë Ministrisë së Mjedisit, kompania do të ndërtojë një qendër grumbullimi dhe djegie me një sipërfaqe prej 100 metrash katrorë.

Metoda që do të përdoret për asgjësimin e mbetjeve është metoda e presionit me avull të mbetjeve spitalore ku përfshihen përveç mjeteve të punës si bisturitë, shiringat, instrumente të mprehta, dhe pjëset e trupit dhe organet e rezervat e gjakut të pacientëve, mbetjet nga kafshët e infektuara, si dhe medikamente e kimikate që përmbajnë substance të rrezikshme.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Durrës, kompania “Jamarber Group” ka zhvilluar dy dëgjesa me publikun, të dyja në datën 09.06.2017, përkatësisht në orën 10:00 dhe 11:00. Por për asnjërën prej takimeve nuk janë publikuar dokumentet shoqëruese, siç e parashikon Ligji për Njoftimin dhe Konsultimin Publik.

Zhvillimi i këtyre dëgjesa mohohet nga banorët e Shijakut. Ata pretendojnë se kompania kishte rënë dakord të zhvillonte një dëgjesë sot, por ajo nuk është zhvilluar ende.

Banorët po ashtu pretendojnë se kompania ka nisur procesin e grumbullimit dhe i djeg mbetjet gjatë natës në duke lëshuar të gjithë tymin në ajër.

videon e Report TV jepen disa pamje nga kushtet në të cilat funksionon qendra e grumbullimit dhe djegies së mbetjeve./Exit.al

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>