Indeksi i Demokracisë 2019: Shqipëria sërish mes autokracisë dhe demokracisë

Nga Alice Elizabeth Taylor
Indeksi i Demokracisë 2019: Shqipëria sërish mes autokracisë dhe demokracisë

Shqipëria humbi sërish pikë në indeksin e demokracisë të përpiluar nga revista prestigjioze britanike The Economist duke mbetur nën cilësimin “regjim hibrid”.

Regjimi hibrid cilësohet regjimi mes regjimit autoritar dhe demokracisë me të meta.

Indeksi i Demokracisë së Njësisë së Inteligjencës së The Economist (EIU) vëzhgon 167 shtete, në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi; liritë civile; funksionimin e qeverisë; pjesëmarrja politike; dhe kulturën politike.

Cilësimi “regjim hybrid” bëhet për vendet ku:

“Zgjedhjet kanë parregullsi thelbësore që shpesh i pengojnë ato të jenë të lira dhe të ndershme. Presioni i qeverisë ndaj partive opozitare dhe kandidatëve mund të jetë i zakonshëm. Ka dobësi më serioze se sa në demokracitë me të meta – për kulturën politike, funksionimin e qeverisë dhe pjesëmarrjen politike. Korrupsioni ka tendencë të jetë i përhapur dhe sundimi i ligjit është i dobët. Shoqëria civile është e dobët. Në mënyrë tipike, ka intimidime dhe presione ndaj gazetarëve, dhe gjyqësori nuk është i pavarur.”

Shqipëria në indeksin e këtij viti ka zbritur 3 vende nga vlerësimi i vitit të shkuar.

Ajo shënoi 5.89 nga 10 pikë të mundshme dhe u rendit e 79-ta në të gjithë botën. Ky është rezultati më i ulët që prej vitit 2014, duke vërejtur një rënie të qëndrueshme që nga ardhja e Partisë Socialiste në pushtet.

Shqipëria konsiderohet më pak demokratike sesa Ukraina, Maqedonia e Veriut, Hong Kongu dhe Serbia. Ajo vlerësohet më mirë se Mali i Zi dhe Liberia.

Sipas raportit, Shqipëria u vlerësua keq në funksionimin e qeverisë (5.36 pikë), kulturën politike (5.00 pikë) dhe pjesëmarrjen politike (4.44 pikë). Sidoqoftë, ajo shënoi relativisht mirë në procesin zgjedhor dhe pluralizmin (7.00 pikë) dhe liritë civile (7.65 pikë).

Shqipërisë tejkalohet nga shumica e fqinjëve të saj të afërt, si Sllovakia, Bullgaria, Hungaria, Polonia dhe Rumania. Sidoqoftë, vendi renditet disa pikë dhjetore mbi mesataren rajonale prej 5.42 megjithëse rezultati i përgjithshëm për zonën ka rënë që nga fillimi i indeksit në vitin 2006.

Raporti thotë se kjo gjendje për rajonin vjen për shkak të “gjendjes së keqe të demokracive” që po vazhdon midis një “kulture të dobët politike, vështirësish në mbrojtjen e sundimit të ligjit, korrupsionit endemik, një refuzim në disa vende të vlerave “liberale” demokratike dhe një preference për “udhëheqës të fortë” që anashkalojnë insitucionet politike”. Kjo krijon “bazë të dobët për demokracinë” – thuhet në raportin e The Economist.

Në krye të listës si vendet më demokratike në botë mbeten vendet nordike duke përfshirë Norvegjinë, Islandën dhe Suedinë. Zelanda e Re renditet e katërta, pasuar nga Finlanda, Irlanda, Danimarka dhe Kanadaja. Mbretëria e Bashkuar u rendit në vendin e 14-të dhe SHBA-ja ra në vendin e 25-të.

Gjetjet kryesore të identifikuara gjatë 12 muajve të fundit në drejtim të ngecjes së demokracisë përfshijnë:

  • forcim i qeverive elitaare/eksperte më shumë sesa popullore nga demokraci pjesëmarrëse
  • rritje e ndikimit të institucioneve dhe organeve eksperte të papërgjegjshme dhe të pa zgjedhura
  • heqja nga debati politik i çështjeve thelbësore me rëndësi kombëtare të cilat vendosen pas dyerve të mbyllura nga politikanë, ekspertë ose organe mbikombëtare
  • zgjerim i hendekut mes elitave politike dhe partive nga njëra anë dhe elektoratit nga ana tjetër
  • rënie e lirive civile, përfshirë lirinë e mediave dhe lirinë e fjalës

Vendet më jodemokratike për vitin 2019 ishin Koreja e Veriut, Republika Demokratike e Kongos, Republika e Afrikës Qendrore, Siria dhe Çadi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>