Shteti verior në Indi Uttar Pradesh ka miratuar një ligj të përkohshëm që parashikon dënim të përjetshëm për këdo që shkakton vdekjen e dikujt tjetër duke e infektuar atë qëllimisht me Covid-19.
Ligji parashikon dënimin me nga dy deri në pesë vjet burgim për infektimin e qëllimshëm me Covid-19 dhe nga shtatë vjet në burgim deri në burgim të përjetshëm për këdo që shkakton vdekje përmec infektimit me Covid-19.
Ligji i përkohshëm u kritikua ashpër nga ekspertët e shëndetësisë dhe ato ligjorë, si në përpjestim të zhdrejtë më dëmin e shkaktuar.
Por qeveria këmbënguli se ashpërsimi i dënimeve ka për qëllim inkurajimin e njerëzit për të raportuar nëpër agjenci nëse dyshojnë se janë të infektuar me Covid-19.
Në Indi janë regjistruar më shumë se 38 mijë të infektuar dhe rreth 1900 viktima.