Indi, burgim të përjetshëm për ata që shkaktojnë viktima me qëllim me anë të Covid-19

Nga Exit News
Indi, burgim të përjetshëm për ata që shkaktojnë viktima me qëllim me anë të Covid-19

Shteti verior në Indi Uttar Pradesh ka miratuar një ligj të përkohshëm që parashikon dënim të përjetshëm për këdo që shkakton vdekjen e dikujt tjetër duke e infektuar atë qëllimisht me Covid-19.

Ligji parashikon dënimin me nga dy deri në pesë vjet burgim për infektimin e qëllimshëm me Covid-19 dhe nga shtatë vjet në burgim deri në burgim të përjetshëm për këdo që shkakton vdekje përmec infektimit me Covid-19.

Ligji i përkohshëm u kritikua ashpër nga ekspertët e shëndetësisë dhe ato ligjorë, si në përpjestim të zhdrejtë më dëmin e shkaktuar.

Por qeveria këmbënguli se ashpërsimi i dënimeve ka për qëllim inkurajimin e njerëzit për të raportuar nëpër agjenci nëse dyshojnë se janë të infektuar me Covid-19.

Në Indi janë regjistruar më shumë se 38 mijë të infektuar dhe rreth 1900 viktima.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>