India, pezullon eksportin e AstraZenca-s me rritjen e rasteve me Covid

Nga Exit News
India, pezullon eksportin e AstraZenca-s me rritjen e rasteve me Covid

Përhapja e vaksinës AstraZeneca përballet me komplikime të mëtejshme, pasi të enjten India ndaloi eksportet e vaksinës.

India ka vendosur një ndalim të përkohshëm në të gjitha eksportet kryesore të vaksinës anglo-suedeze nga Instituti i Serumeve të Indisë (SII), prodhuesi më i madh i vaksinave në botë.

Ajo po kërkon të përmbush njëherë kërkesën e brendshme me rritjen e infeksioneve, thanë burime për Reuters.

Kjo mund të vonojë furnizimet për dhjetëra vende me të ardhura të ulëta.

Kjo pasi skema e ndarjes së vaksinave COVAX, mbështetur nga OBSH, mbështetet në prodhimin e SII në Indi.

Ne e kuptojmë që dërgesat e vaksinave COVID-19 në ekonomitë me të ardhura më të ulëta, pjesëmarrëse në strukturën e COVAX, ka të ngjarë të përballen me vonesa …“, tha partneri i prokurimit dhe shpërndarjes së programit UNICEF për Reuters.

Masa e Indisë vjen teksa BE u mblodh të enjten për të shqyrtuar mundësinë për t’u dhënë vendeve anëtare më tepër fuqi për të bllokuar vaksinat që eksportohen jashtë bllokut.

Propozimi do të zbatohet për të gjitha vaksinat, duke përfshirë AstraZeneca-n, në të cilën BE kishte mbështetur shpresat për të vaksinuar  70% të popullsisë së saj të rritur deri në verë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>