India urdhëron mbylljen për 21 ditë në shtëpi të 1,3 miliardë banorëve

Nga Exit News
India urdhëron mbylljen për 21 ditë në shtëpi të 1,3 miliardë banorëve

India, e cila ka një popullsi prej 1.3 miliardë banorësh, do të vendosë për 21 ditë gjendjen e shtetrrethimit duke u kërkuar të gjithëve të mbyllen në shtëpi, masë kjo e cilësuar e domosdoshme për të mos u goditur nga pandemia e koronavirusit.

Kufizimet e lëvizjeve do të nisin të aplikohen prej së mërkurës dhe do të zgjasin deri më 15 prill.

Kryeministri Narendra Modi ka bërë gati një fond prej 2 miliardë dollarësh për të përmirësuar gjendjen e qendrave shëndetësore. Ai u shpreh në një deklaratë për mediat se:

“[…] nëse India nuk ia del për këto 21 ditë atëherë do të kthehet 21 vite pas”

Rreth 400 mijë njerëz janë infektuar me koronavirus në gjithë botën, rreth 17 mijë prej së cilëve kanë vdekur.

Situata po përshkallëzohet ndjeshëm në BE dhe SHBA, por njësoj duket edhe në Indi, ku ditët e fundit ka pasur një rritje të rasteve.

Deri më sot India ka diagnostikuar 519 persona të infektuar me koronavirus, 10 prej të cilëve kanë vdekur.

Një studim i kryer në SHBA ka nxjerrë në pah rrezikun që kanos Indinë, ku deri në maj atje mund të infektohen rreth 1.3 milionë persona.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>