
Mbi 800 mijë të infektuar me koronavirus janë regjistruar në Indi, që nga fillimi i epidemisë, duke detyruar shumë vende të mbyllen, pavarësisht kostove të larta ekonomike.
India u bë tashmë vendi i tretë më i prekur në botë. Vetëm ditën e shtunë, India raportoi mbi 27 mijë raste të reja.
Ndërsa numri i viktimave është 22, 123, ç’ka do të thotë se norma e vdekshmërisë është shumë herë më e ulët se sa vendet e tjera të prekura rëndë nga virusi.
Numrat e të infektuarve u rritën pasi vendi u hap.