Infektimet e reja në Britani kapin shifrat e shkurtit

Infektimet e reja në Britani kapin shifrat e shkurtit

Britania po përjeton një rritje të infektimeve ditore javën e fundit, që krahasohet me shifrat e regjistruara në muajin shkurt.

Të dielën ajo raportoi 8 viktima dhe 7490 raste të reja, java e dytë që sheh një rritje ditore prej mbi 2000 rastesh sipas të dhënave të Shëndetit Publik.

Vendi përjetoi shifra rekord infektimesh në javën e dytë të janarit, ku rastet ditore arritën shifrat mbi 59 mijë infektime ditore.

Mendohej se rreziku ishte eleminuar në një pjesë të madhe falë niveleve të larta të vaksinimit, ku 78% e popullsisë së rritur janë vaksiuar plotësisht.

Por, javët e fundit në vend është rritur shqetësimi mbi përhapojen e versionit indian të koronavirusit, i quajtur versioni Delta, i cili ka një nivel shumë të lartë transmetimi.

Kjo ka vendosur në pikëpyetje planet e qeverisë për të liruar masat kundër Covidit, në mënyrë që ekonomia dhe njerëzit të marrin frymë gjatë verës.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>