![fasoneri Infektohen 4 punonjëse, mbyllet fasoneria në Gjirokastër](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/04/fasoneri-2.jpg)
Katër punonjëse të një fasonerie në Gjirokastër janë infektuar me Covid-19.
Për këtë arsye, fasoneria ka pezulluar përkohësisht punën dhe 120 punonjëset e saj janë izoluar në shtëpi.
Punonjëset që kanë pasur më shumë kontakte me të infektuarat janë testuar dhe janë në pritje të përgjigjeve.
Aktualisht në vend ka 4 664 të infektuar aktivë me Covid-19, ndërkohë që çdo ditë zbulohen rreth 130-150 të infektuar të rinj.