
Pesë punonjës të Shërbimit të Hemodializës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” janë infektuar me COVID-19, sipas disa mediave.
Sipas tyre, një mjek i ka kërkuar drejtuesit të këtij shërbimi të nisë testimet për personelin mjekësor, por nuk është marrë asnjë hap konkret.
Të infektuarit janë karantinuar në shtëpi por nuk dihet ende gjendja e tyre.