Infektohen me koronavirus 2 infermierë në Shkodër

Nga Exit News
Infektohen me koronavirus 2 infermierë në Shkodër

Të paktën 2 infermirë në spitalin e Shkodrës kanë rezultuar të prekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Sipas gazetarit Simon Shkreli në raportimin për ABCNews, dy infermierët janë infektuar nga kontakti me pacientë të infektuar.

Në 24 orët e fundit, ISHP mori në Shkodër 32 tamponë për të testuar, mes të cilëve 7 ishin të personelit mjekësor të spitalit rajonal.

Bashkë me 2 rastet e reja, në Shkodër ka gjithsej 59 të infektuar, duke u renditur e dyta pas Tiranës për numrin më të lartë të të infektuarve.

Ditët e fundit janë zbuluar disa vatra të reja: mes të cilave një fasoneri, dy familje të cilat kishin organizuar një ceremoni mortore dhe koordinatori i OSHEE-së, i cili ka vazhduar punën deri më 10 prill, duke përbërë rrezik për kolegët e tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>