
Djali i madh i presidentit amerikan Donald Trump është infektuar me koronavirus.
Donald Trump Jr, 42 vjeç, u diagnostikua pozitiv në fillim të kësaj jave dhe ka qenë në karantinë në shtëpinë e tij të gjuetisë që prej asaj dite, tha zëdhënësi i tij.
“Ai ka qenë plotësisht asimptomatik deri më tani dhe po ndjek të gjitha udhëzimet e rekomanduara mjekësore Covid-19”, thuhej në deklaratën për shtyp.
Don Jr është i dyti nga fëmijët e presidentit që rezulton pozitiv.
Barron Trump, 14 vjeç, gjithashtu u diagnostikua muajin e kaluar, por tashmë është shëruar.