
Një mekanik në minierën e Kromit në Bulqizë është infektuar me Covid-19.
Dyshohet se ai ka pasur kontakte me familjen e mjekut epidemiolog Afrim Sula, ku të gjithë pjestarët janë infektuar.
Ky është punonjësi i dytë i infektuar në minierën e Bulqizës.
Instituti i Shëndetit Publik po teston dhe 19 persona të tjerë, të cilët kanë pasur kontakte me mekanikun.