Infektohet me Covid-19 një grua shtatëzënë dhe një fëmijë 4 vjeçar në Elbasan

Nga Exit News
Infektohet me Covid-19 një grua shtatëzënë dhe një fëmijë 4 vjeçar në Elbasan

Një nënë shtatëzënë dhe vajza e saj 4 vjeçare, në Elbasan u identifikuan me Covid-19, më 9 korrik. Këto janë kontakt i infermieres së infektuar me koronavirus dhe të zbuluar më 8 korrik.

Rastet e tjera të gjetura të enjten janë 2 infermier dhe një mjek pediatër në maternitetin e Elbasanit.

Elbasani ka 66 raste në total, prej tyre 31 janë të shëruar, 2 kanë humbur jetën, 33 janë raste aktive, 1 në terapi intensive, 1 në spital, 31 të izoluar në banesa.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>