Ministrja e Financave Anila Denaj është infektuar me Covid-19.
Përmes një postimi në Facebook, Denaj tha është karantinuar në shtëpi.
Ajo i bëri apel qytetarëve që të kenë kujdes dhe të zbatojnë udhëzimet e mjekëve për të shmangur përhapjen e Covid-19:
“Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale.”