Infektohet me Covid shefja e Sëmundje Infektive Silva Bino

Nga Exit News
Infektohet me Covid shefja e Sëmundje Infektive Silva Bino

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është infektuar me koronavirus. Ajo ndodhet aktualisht në spitalin Infektiv, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, i uroi Binos shërim të shpjetë:

“I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes me aftësi të rralla, e cila u prek nga virusi i rrezikshëm dhe aktualisht po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin infektiv në QSUT.”

Prof. Silva Bino është dhe pjesë e grupit të ekspertëve të ngritur për përballimin e pandemisë së Covid-19 në vend.

Ajo ka qenë e angazhuar në luftën kundër virusit që kur në vend nuk kishte ende asnjë rast pozitiv dhe ishte një nga zyrtaret që ka komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me median dhe qytetarët për situatën dhe ndërgjegjesimin lidhur me epideminë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>